Lindita Nikolla: Nëse nisma dështon do të dorëhiqem nga posti

Aktualitet

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se do të dorëhiqej nga posti i ministres së Arsimit nëse dështonte nisma “Tri lëndë në gjashtë orë”. Kjo nismë ka nisur të aplikohet nga dita e sotme në arsimin parauniversitar.

“Nga raportimet e shkollave u kërkua adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator”, tha Nikolla, duke sqaruar sepse u ndërmorr ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse nisma në fjalë do të ketë ose jo sukses dhe nëse ministrja e Arsimit do t’i përmbahet deklaratës për dorëheqje në rast dështimi.

ME TE LEXUARAT