A ka shkelur ligjin Kuvendi me rastin “Tahiri”? Ja plani i PD-së për ta verifikuar

Komision hetimor për rastin “Tahiri”. Ky është plani i Partisë Demokratike për të hetuar veprimet e Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Tahirit.

Burime nga PD  për “BalkanWeb” bëjnë me dije se grupi parlamentar pritet të miratojë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, për rastin “Tahiri”.

Kliko per me shume info

Gjithashtu mësohet se komisioni hetimor do të ketë si objekt disa çështje duke nisur me verifikimin e ligjshmërisë së akteve të Kuvendit dhe qeverisë për çështjen Tahiri.

LEXO EDHE:  Tahiri është bërë "tigër", si u përlesh edhe me Mark Markun në studio

“Komisioni hetimor ‘Tahiri’ do të ketë si objekt disa çështje: Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit; veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidimin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur si dhe ligjshmërinë e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm”, thanë burime nga PD.

LEXO EDHE:  Zbulohet e-maili/ Ambasadori Lu i kërkoi Adriatik Llallës që të mbronte ‘Bankers Petroleum’...

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here