Ligji i arsimit të lartë, reagon Nora Malaj: Një dështim i paralajmëruar

Aktualitet

Ish-zv/ministrja e arsimit, Nora Malaj ka reaguar në lidhje me ligjin e arsimit të lartë.

Malaj u shpreh se kjo që po ndodh sot është dështim i paralajmëruar dhe nuk ka justifikim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Për t’i thirrur kujtesës, ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite, më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare’, shkruan Malaj.

Brenda 6- muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi u tyre , duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë.

Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore, do të vërtetojnë thënien: Skeni parë gjë akoma!

‘Një këshillë për të gjithë ata që duan të justifikojnë këtë situatë absurdi. Më mirë heshtni, se sa justifikoheni!!! Heshtja në këtë rast, do të thoshte populli, është kapak floriri, për të gjithë ata që hartuan një ligj të pazbatueshëm dhe që i vënë 15 mijë pedagogët në këtë situatë!’, shkruan Malaj në një status në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT