Iu gjet lidhje e paligjshme uji, nën hetim biznesmenja në Tiranë

Aktualitet

Një 57-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë pasi rezultonte se kishte bërë lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet M.K., banuese në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë nr 4 filluan procedimin penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetases:

• M.K. 57 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të kryer në biznesin e saj nga Punonjësit e U.K Tiranë, u konstatua se ka bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.

 

ME TE LEXUARAT