Lëvizje në Diplomaci, lirohet nga detyra ambasadorja e OKB Filloreta Kodra, ja kush e zëvendëson

Presidenti Ilir Meta ka bërë lëvizje në Diplomaci. Meta ka firmosur 4 dekrete për ambasadorë.

Sipas njoftimit në Presidenca.al bëhet me dije se Presidenti Meta ka liruar nga detyra ambasadoren e OKB, Filloreta Kodrën dhe në vend të saj është emëruar Ravesa Lleshi.

Kliko per me shume info

Dekretet:

Filloreta Kodra, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Ravesa Lleshi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Venera Domi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Ferit Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.