Lajme të këqija nga moti për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Kliko per me shume info

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa mësohet se prurjet e lumit të Vjosës mësohet se do të jenë edhe më të mëdha seç kanë qenë deri më tani.

Kështu thuhet në parashikimi e motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Kliko per me shume info

Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe nesër:

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në mbrëmjen e sotme (e diel, dt.04) do të ulet rreziku nga përmbytja e lumenjve. Parashikohet që prurjet e lumit Vjosa, do të jenë kritike përgjatë ditës së sotme dhe do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm  në ditën e nesërme (e hënë, dt.05).

Në qarqet Fier dhe Vlore është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve. Për këtë arsye është vendosur shenja përkatëse në tabelë .

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.04) priten reshje, por lokale dhe të dobëta, ndërsa nesër (e hënë, dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 13

në vendet e ulëta: 2 / 13

në vendet malore: -6 / 7 °C.

ERA

Sot (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.