Lajm i mirë për prindërit: Në shkolla do të ketë polic kujdestar

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër platformë ditën e sotme.

Qeveria Rama ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë në Shkolla. Rama sot prezantoi platformën e re ku sipas saj, në çdo shkollë do të ketë nga një oficer sigurie.

Kliko per me shume info

“Siguria në shkolla” do nisë në gjimnazin “Qemal Stafa” nga ku kryeministri foli për 15 shkollat e para që do kenë oficerë sigurie, për të ruajtur sigurisë.

“Oficeri i sigurisë ose oficerja – tha Rama, – që do të vendosen fillimisht në 15 shkolla si pjesë e parë e zbatimit të programit për të parë në përditshem duke nisur nga muaji mars, do të shtrihen në të gjithë rrjetin e gjimnazeve.

Pse ne mendojmë që në këtë fazë që shkollës t’i bashkëngjitet figura e oficerit të sigurisë?

Sepse jemi të vetëdijshëm që mes mësuesve dhe nxënësve dhe Policisë së Shtetit për të gjitha rastet shqetësuese në jetën e shkollës ka një boshllëk, hendek dhe është normale që nëse administrata e shkollës ndesh me vështirësi të caktuara që lidhen me dhunë, shitjen apo konsumit të lëndës narkotike, mungesës së disiplinës në tërësi është e pamundur që këto të adresohen duke përfshirë direkt Policinë.

Për këtë arsye do të krijohet figura e oficerit të sigurisë, që nuk është një polic, që nuk vjen në harkun e shkollës për të ushtruar kontrolle, që nuk ka asnjë detyrë për të marrë masa por i bashkëngjitet trupës së shkollës dhe prindërve si figurë kujdestari për mbarëvajtjen e bashkëjetesës jashtë klasës, në oborr dhe marrëdhënien me jashtë.

Pra një urë komunikimi qoftë mes nxënësve, mësuesve e nxënësve dhe mësuesve-nxënëse-prindërve si dhe me Policinë”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.