“Lahemi me zorrë dhe ujë të ftohtë”, drejtori i Teatrit të Fierit i jep të drejtë Bujar Asqeriut: Ishte situatë katastrofë

Bujari kishte të drejtë në ato që tha. Gjendja në shtator të vitit të kaluar ishte skandaloze. Edhe unë ashtu e gjeta. Eshtë Astrit Hasani, drejtori aktual i teatrit “Bylis” të Fierit, teatër i hapur në majin e vitit 1971, dhe që tani, pret restaurimin. Aktori Astrit Hasani, u emërua në këtë detyrë në tetor të vitit të kaluar dhe thotë se tubi I ujit që vinte nga kafja për në dhomat e artistëve, nuk është një sajesë.

“Kur ai erdhi me një projekt me Bujar Kapexhiun, ishte situatë katastrofe. Menjëhërë morëm masa. U gjet një pus, që është aty i vitit ’71. U hap me emergjencë pas asaj kohe dhe tashmë të gjitha dhomat, banjot e gjithcka tjetër ka ujë. Por dhe kjo është një zgjidhje provizore”, thotë Astrit Hasani, duke treguar se për teatrin e Fierit, ka mbaruar projekti dhe shumë shpejt do të fillojë nga puna rikonstruksioni, që nga lidhja me tubacionet e ujësjellësit, tek rregullimi i skenës, ngrohjes, ndricimit, fasadës e dhomat e aktorëve. “Një projekt i një shoqate italiane, ku do japë fonde edhe bashkia, por edhe qeveria më duket, nuk është se jam shumë i qartë”, tregon aktori Hasani.

Kliko per me shume info

E kështu, nuk mohohet asgjë, por drejtori i ri, i cili në trupën e vet teatrore ka 7 aktorë, duket se nuk e ka të thjeshtë. Me tre shfaqje në vit, diku te 100 milionë lekë fonde vjetore të bashkisë, por edhe me bashkëpunime nga regjizore dhe aktorë që vijnë nga Tirana, në Fierin e kulturës, jo të gjithë janë të kënaqur, edhe pse nuk e kuptojnë se çpo bëhet në Tiranë.

“Nuk jemi përzier, edhe pse shoh që është një situatë kaotike. Ne kemi bërë përshembull katër projekte, dhe këto do të financohen nga bashkia. Nuk e di ca janë këto shoqatat artistike që duhet të shohin projektet. Nëse ecet me skemën tradicionale siç kemi bërë deri tani, projektet tona financohen. Dikush më ka thënë edhe grevëthyes, por realisht nuk po kuptoj se çfarë bëhet përsa kohë që projektet në qytetin e Fierit i kemi të miratuara. Edhe për rikonstruksionin e godinës nuk kemi gojë, është një godinë ku puna do të fillojë shumë shpejt…Tani të bëhemi revolucionar për shkak të situatës, dhe kjo duhet kuptuar…Duhet të qartësohet situata” thotë aktori Astrit Hasani.

Ditën e djeshme pasdite në 14 shkurt, aktori Bujar Asqeriu me tone dramatike dhe emocionale përpara ministers së Kulturës Mirela Kumbaro tregoi për gjendjen dhe kushtet skandaloze të teatrit të Bylisit në Fier.

“I lanim duar e sytë me një zorrë që vinte nga kafja përballë për të hyrë në teater. Kjo është tmerr. Kjo është skandaloze. Ne jemi artistë, nuk kemi dalë aty të shesim speca e domate” kumboi në takim zëri I Bujar Asqeriut.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here