Laçjani i bën ‘cirk’ policisë së Shkodrës, por në fund arrestohet

Një i ri nga Laçi ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Policia arrestoi Danjel Bunaj 22 vjeç. Mesohet se ai tentoi qe t’i largohej postobllokut te policise ne unazen lindore. Pasi ka shmangur forcat Shqiponja eshte perplasur me furgonin e tyre.

Mësohet se 22 vjeçari ka qene pa patente dhe pa siguracion ndaj edhe nuk i eshte ndalur postobllokut te policise. I riu me perpara ka qene i denuar per mungese patente dhe per plagosje me thike.

Kliko per me shume info

22-vjeçari i ka bere “cirk” policise duke rritur qe t’i ike qe nga vendi i quajtur Truma tek Dugajt e Reja, pastaj ne Xhabiej, nga aty eshte futur ne unaze. Ne Xhabiej duke u futur ne unazen lindore ka perplasur nje mjet te forcave Shqiponja dhe pak metra me tutje rreth 150 metra ka humbur kontrollin duke tentuar te futet ne nje rrugice me shpejtesi. Aty policia e ka arrestuar.

Makina e Bunaj nuk e kishte targën në pjesen e perparme, vetëm në pjesën pas.

Mbi te do rendoje akuza “kundershtim i forcave te policise” por edhe drejtim i mjetit pa patente.

I arrestuari po merret ne pyetje, ndersa mjeti i policise ka pesuar deme te vogla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.