Kuvendi hap procedurat, Gjykatës Kushtetuese i ikën edhe një gjyqtar tjetër

Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur procedurat për aplikimin e një vendi vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetutese.

Vakanca u krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate, Vladimir Kristo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në njoftimin e bërë publik, Kuvendi i bën thirrje të gjitha kandidatëve që plotësojnë kriteret që të aplikojnë.

"Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 15 mars 2018 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën: Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë", thuhet në  njoftim.

Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, brenda 30 ditëve nga hapja e procedurës së aplikimit, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

ME TE LEXUARAT