“Kush është ky i mbuluar nga mjekra”! Jonidës nuk i pëlqeu bashkëshorti në fillim

Kliko per me shume info

Jonida Shehu është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Moderatorja shqiptare Jonida Shehu ka treguar për herë të parë sesi është njohur me Albi Çifligun, skenografi i njohur që sot është bashkëhsorti i saj, madje kanë dhe një vajzë.

E ftuar këtë të shtunë në “Thumb”, Jonida zbuloi se takimi i tyre i parë paska qenë jo edhe aq impresionues:

Kliko per me shume info

“Ai është skenograf dhe kishte ardhur tek Ora News për të bërë një pjesë të skenës. Kishim mik të përbashkët një vajzë. Shkova një ditë në kafen e punës dhe gjej shoqen time me një djalë që ishte i mbuluar nga mjekra dhe i dukeshin vetëm sytë që i shkëlqenin, vetullat e trasha”, – tregon Jonida pa e fshehur përshtypjen e parë (edhe pse jo aq e mirë që në fillim).

“Ishte veshur me një bluzë me stampa, me xhinse të grisura, xhaketë motori, kaskën e kishte aty. Thashë ‘ǒështë ky’? Ulemi në tavolinë, pimë kafen, kjo shoqja jonë na prezantoi. Ai e pyeti: ”Kush është kjo goca?”. Ajo i tha: ”Kjo është prezantuesja, pra’”, rrëfen më tej Jonida me të qeshur.

Kaq ishte dhe Albi kishte filluar të gjendej më shumë në Ora News, ekrani në të cilin Jonida punonte në atë kohë.

“Me zor të madh e mori guximin. Ishte njeri që e kishte shumë frikë përgjigjen ‘Jo’ prandaj”, tregoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.