Kurbin/ Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet laçiani me 4 emra

Policia Kurbin arreston një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe  arrestimi provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian i shtetasit :

Kliko per me shume info

-Denis Prodani (Gentian Lisi, Gentian Gjonaj, Bledi Gjonaj), 40 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar  me datë 04.07.2005 ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri  i datës 15.11.2017 , ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili  ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here