Jepet miratimi për kullën 111 metra të lartë në qendër të Tiranës

Aktualitet

Axhenda e Këshillit Kombëtar të Territorit duket të ketë qenë e ngjeshur në mbledhjen e datës 2 shkurt në të cilën janë miratuar jo pak por 19 vendime. Pjesa më e madhe e tyre i takojnë disa lejeve të ndërtimit për hidrocentrale të reja në vend të cilët në total shkojnë tetë. Ajo që bie në sy është miratimi i lejes së zhvillimit për një kullë në qendër të Tiranës. Bëhet fjalë për projektin ngjitur me Hotel Tirana.

Në fakt leja e parë me të njëjtin objekt “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, me zhvillues shoqërinë “Geci”sh.p.k është dhënë nga KKT në në prill 2017 duke ja lënë në dorë Bashkisë së Tiranës që të vijonte procedurat e tjera. Në objektin e lejës së re nuk ka asnjë ndryshim përveç faktit që zhvillues do të jetë përveç Geci sh.p.k edhe “Aner” sh.p.k dhe që konfirmon mbylljen e procedurave të nevojshme përpara zhvillimit të projektit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Miratimi i lejes vjen në kohën kur ka një debat të gjerë mbi lehtësitë që do të kenë strukturat akomoduese brand name me pesë yje, si dhe akuzave të shumta për favorizim të pronarëve të mëdhenj të cilët po e mbushin Tiranën me kulla të larta.

ME TE LEXUARAT