Kuçovë/ “Lekët ose iu therëm”, grabitet me maska dhe thika banesa

Aktualitet

Një banesë në Kuçovë, ku jetojnë një çift të moshuarish, ka rënë pre e një grabitje orët e para të mëngjesit.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, gjatë natës, dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën private të M.K. nga një dritare. Nën kërcënimin e thikës, ata kanë marrë një shumë monetare, që sipas kallëzimit në komisariat të M.K., janë rreth 30.000 lekë (të reja).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I moshuari ka thënë në dëshminë e tij se janë kanë kërcënuar me jetë për ti dhënë paratë që kishte në banesë.

Burime thanë se deri më tani, policia ka shoqëruar 6 persona në ambientet e komisariatit për tu pyetur lidhur me ngjarjen.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njofton zyrtarisht Policia.

ME TE LEXUARAT