Kryeministri Rama flet për negociatat dhe tre çështjet e Shqipërisë me Greqinë

Kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Real Story” të televizionit “Vizion Plus”, ku si  temë qendrore të bisedës janë marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë dhe debati për ndarjen e kufirit detar.

Në fakt, ka thenë Kryeministri, rrethi i problemeve është më shumë se kaq. Janë tre tema të cilat ne i kemi hedhur në tryezë, dy nga të cilat për palën greke nuk ekzistojnë. “Në këtë pikë ministri i Jashtëm grek Kotzias është korekt në deklarimin e bërë”, ka qenë sqarimi i dhenë nga Kryeministri, sipas të cilit, Shqipëria nuk ka për të humbur 12 miljet e shumëpërfolura nga ish kryeministri Berisha.

Kliko per me shume info

“Situata e krijuar është një marrëzi e rrjedhur nga injoranca dhe ligësia, është e rrjedhur nga një frazë e deklaratës së Kotzias, për të fshehur vettingun etj.,etj. 12 miljet që thuhet se do të humb Shqipëria, nuk janë produkt i lëshimit që kemi bërë ne, ato rrjedhin nga konventa ndërkombëtare e detit…”, ka thenë Rama, duke vijuar më tej:

“Për më shumë se tre vite nga marrëveshja e 2009 për kufirin detar Greqia qëndroi e heshtur me një qëllim të caktuar. Ishim ne që ia prishëm planin, ishim ne që kërkuam rinegocim të marrëveshjes së 2009, duke patur në themel vendimin e dhenë nga Gjykata Kushtetuese që e hodhi atë poshtë. Po ashtu jemi ne që rinegociuam çështjen çame, pasi grekët është normale që të thonë se nuk ekziston çështje çame për ta. Ishim po ne që e vumë mbi tryezën e bisëdimeve  ligjin e Luftës…”, ka thenë kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here