Kryemadhi: Rama dhe Lu po kërcënojnë njëri-tjetrin në distancë

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, tha se inferioriteti i treguar ndaj ndërkombëtarëve na ka futur në një vorbull që nuk po dalim dot përsa i takon reformës në drejtësi.

Kryemadhi tha se reforma në drejtësi ka hyrë në një krizë institucionale për shkak të arrogancës së mazhorancës dhe Edi Ramës.

Kliko per me shume info

“Shikoni se çfarë po ndodh, doli dje Donald Lu dhe i tha Ramës ju pres deri në pranverë për arrestimin e peshqve, del Edi Rama në mbrëmje dhe thotë Ambasadori nuk më kërkoi të votoja pro rezolutës në OKB. Pra këto kërcënojnë në distancë njëri-tjetrin”, tha Kryemadhi.

Referuar protestës së 27 janarit, Kryetarja e LSI-së u shpreh se policia tentoi të përhapte panik, në mënyrë që mos kishte masivitet pjesëmarrjeje në këtë tubim.

“Ambasadorët përfaqësojnë vendin e tyre, por varet çfarë profesionesh kanë. Sot përshembull na rezulton se PD kishte të drejtë që nuk votoi 7 ligjet në kuadër të Reformës në Drejtësi, Ylli Manjani na thonte që ligjet s’duhen votuar, por Ilir Meta na tha në atë kohë, duhen votuar se na i kërkon BE”, tha Kryemadhi në studion e TVSH-së.

Lidhur me arrestimin e Dashamir Xhikës, Kryemadhi tha se ai është një arrestim politik.

“Xhika është arrestuar nga një prokurore me një dosje që e mban prej 3 vitesh dhe unë nuk e kuptoj sepse e ka mbajtur kaq kohë këtë dosje. Por ajo mund të them është që një prokuror e mban një dosje kaq kohë ka vetëm një qëllim: ose për shantazh ose për përfitime”, tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here