Kryediplomati gjerman, Haradinajt: Ratifikojeni demarkacionin

Kosovë&Rajon

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel i cili ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare ka thënë para gazetarëve se është i gëzuar që ka vullnet të zgjidhet çështja e demarkacionit në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

“Faleminderit për mundësinë që ma dhatë të jem mysafir i juaji për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. I përgëzoj gjithashtu qytetarët për 10 vjetorin e pavarësisë. Gjermania është një nder vendet e para që kanë njoftë shtetësinë e Kosovës e cila duhet të jetë krenare për arritjet e veta”, ka thënë kryediplomati gjerman.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sfidat janë ende të mëdha, dhe sipas tij, gjermania do të jetë një partner i qëndrueshëm edhe me tutje.

“Ka sfida që duhet të zgjidhen si zbatimi i ligjit, zbatimi i reformave, çështja e gjyqësorit të pavarur etj”, ka deklaruar Sigmar Gabriel.

Ai ka thënë se duan që ta ndihmojnë Kosovën në zbatimin e shtetit ligjor dhe ti ofrojë asaj asistencë për aq sa munden.

“Jam i lumtur që ka vullnet të zgjidhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që ky kriter të plotësohet dhe të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ministri i jashtëm gjerman.

ME TE LEXUARAT