Moti i keq/ Kryebashkiakja e Gjirokastrës thirrje Ramës: Të shpallet gjendja e emergjencës

Aktualitet

Kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami i ka dërguar një shkresë kryeministrit Edi Rama ku i ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës pasi situata e krijuar nga përmbytjet nuk mund të përballohet nga pushteti vendor.

Rami kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rami bën një pasqyrë të situatës së rrëshqitjeve të dheut në tre lagje, “Kodra e Shtufit” ku një pallat është zaptuar nga balta dhe dy banesa private rrezikojnë shembjen, në “Cfakë” dhe lagjen “Punëtori” ku sërish paraqiten probleme me banesat, ndërsa për banorët është dhënë urdhri i menjëhershëm i evakuimit.

Përveç problemeve të shumta brenda në qytet, shkresa zyrtare jep një panoramë të të gjitha problematikave në Bashkinë Gjirokastër, ku disa fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e urave, ndërsa akset kryesore rrugore kanë probleme me qarkullimin.

 

ME TE LEXUARAT