Krimet e Rënda kërkojnë edhe hetimin e pasurisë së Dashamir Xhikës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim pasuror për ish-drejtorin e Rrugëve Dashamir Xhikën.  Prokuroria iu ka bërë kërkesë bankave dhe Hipotekës për të dhëna për pasurinë që figurojnë në emër të tij.

Ish-drejtori i ARRSH-së është arrestuar pak ditë më parë dhe dje u vendos  nga gjykata  që ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve do të qëndrojë në burg.  Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi “arrest me burg” për të.

Kliko per me shume info

Xhika akuzohet  për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e rrugëve. Po ashtu, Gjykata ka vendosi arrest me burg edhe për dy zyrtarët e arrestuar bashkë me të,  Ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe për Albens Alite dhe ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan.

Të tri zyrtarët janë akuzuar për një dëm shkaktuar Buxhetit të Shtetit prej 53 983 340 dollarësh për rrugën Tiranë-Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here