Krimet e Rënda marrin vendim të ri për pronat e Kelment Balilit

Kliko per me shume info

Gjykata e Apelit të Krimeve te Rënda e vlerësoi të vlefshëm dhe e la në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurisë së Kelmend Balilit.

Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata vendosi me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, vënien nën sekuestro të gjitha bizneseve dhe pronave te Klement Balilit, si Santa Quaranta, restorante, toka dhe prona të tjera të familjes.

Kliko per me shume info

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë u apelua nga familja e Balilit, por edhe Gjykata e apelit të Krimeve të Rënda e ka lënë sot në fuqi këtë vendim.

Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Dyshohet se këto pasuri janë vënë me të ardhura që burojnë nga ky aktivitet kriminal.

Biznesmeni Balili është ende në arrati, por prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet ndaj tij ne mungese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.