Ndodh për herë të parë, shqiptari shet tokë me monedhën virtuale Bitcoin

Një person nga Gjilani i Kosovës ka bërë një shpallje për shkëmbimin e 5 hektar tokë me krypto valutën Bitcoin ose Ethereum në vlerë prej 50.000 euro.

Këtë shpallje ai e ka bërë përmes rrjetit social Facebook dhe kjo ndoshta mund të jetë hera e parë që tek shqiptarët dhe më gjerë të shiten pasuri të patundshme me krypto valuta online.

LEXO EDHE:  “Na vranë për së dyti”, Presidenti fali vrasësin, familja shqiptare reagon e shokuar
Kliko per me shume info

Jetojmë në një kohë kur monedhat virtuale janë bërë temë diskutimi nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët. Këta monedha virtuale po bëhen gjithmonë e më të popullarizuara edhe tek shqiptarët, sidomos tek shqiptarët e Kosovës ku kanë filluar të përdoren dhe të tregtohen në masë të madhe nga shumë njerëz.

Edhe pse në Prishtinë dhe Tiranë, institucionet qeveritare si Doganat e Kosovës, apo Banka e Shqipërisë dalin me deklarata edukative që mos përdoren këta monedha, duke bërë apele të ndryshme për maturi në përdorimin e monedhave kriptografike, qytetarët duket se nuk i kanë përfillur shumë.

LEXO EDHE:  Më shumë se 80 deputetë shqiptarë mbajnë armë!

Monedhat virtuale si Bitcoin dhe Ethereum janë monedhat më të njohura dhe të përhapura dhe sot në internet dhe me atomund të bliehn gjëra të ndryshme online, njofton Insajderi.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here