Kosova arrin marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi

Kosovë&Rajon

Është arritur një marrëveshje e përbashkët mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanovic, për rishikim të marrëveshjes së Demarkacionit. Thaçi ka zbuluar para gazetarëve marrëveshjen e firmosur me homologun e tij. Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Ai tha se me Filip Vujanoviçin janë pajtuar që të respektohen parimet për Marrëveshjen e nënshkruar më herët.

Marrëveshja pritet të hap rrugën për ratifikimin e saj në parlamentin e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në tekstin e një deklarate të përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, thuhet mes tjerash se "një trup i përbashkët punues do të identifikojë dhe do të adresojë mosmarrëveshjet eventuale rreth shënimit të kufirit. Trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Qakorrit dhe kullës së Zhlebit".

“Kjo deklaratë bën thirrje për përmbylljen e kësaj Marrëveshjeje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo”, – ka thënë presidenti. Sipas tij, grupet negociatore prej dy shteteve do t’i shqyrtojnë çështjet e kontestuara. Edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, një nga kundërshtarët e fortë të marrëveshjes u shpreh entuziast për arritjen. Ai tha se edhe çështja e kufirit në zonën e bjeshkëve do të korrigjohet.

ME TE LEXUARAT