EMRI/ Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet 38-vjeçari

Kliko per me shume info

Një person është arrestuar në Portin e Vlorës, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Robert Gjeçi, 38 vjeç, banues në Lubofshë, Fier, pasi i ka paraqitur punonjësit të policisë pasaportën biometrike me 100 Euro në brendësi.

Kliko per me shume info

Nga verifikimi i kryer në sistem, ka rezultuar se shtetasi Robert Gjeci i ka konsumuar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

Prej policisë është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ”Korrupsion aktiv i punonjësit që ushtron funksion publik”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.