Korçë, ngacmoi seksualisht të bijën e mitur, 6 vite burg babait

Kliko per me shume info

Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke deklaruar fajtor 36 vjeçarin Edison Shuli nga fshati Leminot, i cili ngacmoi seksualisht të bijën e mitur.

Shuli ka mohuar akuzat, duke u deklaruar i pafajshëm. Por treshja e gjyqtarëve, i ka konsideruar të mjaftueshme provat që vertetojnë abuzimin e shtrirë në kohë të 36 vjeçarit me vajzen e tij, duke vendosur ta dënojë përfundimisht me 6 vite burg, për veprat penale të kryerjes së veprave të turpshme dhe dhune në familje.

Kliko per me shume info

Edison Shuli u arrestua nga policia e Korçës në shtator të vitit të kaluar, pas denoncimit të bashkëshortes së tij, për ngacmim dhe abuzim me vajzën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.