DETAJET/ “Kontrata e vdekjes” së Devi Kasmit u firmos nga një shqiptar në burgjet greke

Kliko per me shume info

Dalin detaje të reja në lidhje me ekzekutorin grek të Devi Kasmit në Tiranë, Eftimiu Eftimius.

Mediat greke shkruajnë se vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi në kreyqytet u urdhërua nga burgjet greke.

Kliko per me shume info

Në reportazh thuhet se ka qenë një i burgosur shqiptar në burgjet greke që urdhëroi vrasjen e Devis Kasmit.

Ekzekutori Efthymoius ka punuar për policinë greke në vitin 2004, dhe deri në vitin 2011 kur u shkarkua përfundimisht kaloi 3 herë para këshillit disiplinor të policisë greke për shkarkim detyre dhe 4 vite më vonë ai është arrestuar për trafik droge, plastografi (dokumenta false) dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Nje vit me vonë u arrestua përsëri për trafik droge në Kapshticë ndërsa në mars 2012 u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos si i kërkuar i policisë gjermane ku ka kryer dënim për drogë. Në vitin 2016 u arrestua në Arta bashke me bandën e perbërë nga 30 grekë e shqiptare për trafik kokaine. Nje vit me pas i hoqën akuzat e pjesëmarrjes në organizate kriminele dhe u dënua me 4 vjet me shtyrje, pasi eshte dhe perdorues, sipas avokatit.

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për Eftimiu Eftimius dhe 3 anëtarëve të tjerë të bandës të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë një javë më parë.

Në seancën e djeshme gjyqësore kundër grupit të strukturuar kriminal të arrestuar për organizimin dhe vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 dhjetorit, janë dëgjuar dëshmi me vlerë, nga të cilat kanë dalë në dritë detaje të reja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.