Kontrata 240 mln EURO për Rrugën e Arbrit, reagon deputetja dibrane: Shashka për të mbuluar diellin me shoshë

Reagon deputetja e PD Dhurata Çupi pas nënshkrimit të marrëveshjes për rrugën e Arbrit, një projekt 240 mln euro.

Por sipas deputetes dibrane e gjithë kjo është një “shashkë” për të mbuluar diellin me shoshë me projekte pa projekte, siç shkruan ajo.

Kliko per me shume info

REAGIMI I PLOTË:

Dibranëve po u ofrohet cdo dite fyerje ,dhunë fasadë dhe propagandë.

Nuk është aspak e vështirë që cdo ditë shqiptarët të përballen me mashtrimin e radhës të kësaj qeverie.

Natyrisht korrupsioni më i madh i kësaj qeverie janë koncesionet propagandistike.

Kjo u demonstrua sot kur dibranët kuptuan që as këtë vit nuk fillon rruga e shpresës së tyre që i afron më shumë me Tiranën.

Sot shoë i radhës u demonstrua me daljen para mediave të ministrit, por rrugë edhe këtë vit nuk ka për ta.

Ministri vetë nuk u pa të firmoste kontratë, gjë që fakton propagandën e radhës për firmosjen e kontratës prej 240 milion euro nga administrata e ministrisë. Ministri konfirmoi propagandën e kësaj qeverie kur tha se akoma nuk janë siguruar fondet për këtë projekt jetik.

Rruga do të fillojë në kohë fushate elektorale, në fakt sic bën cdo herë kjo qeveri. Por edhe për taksat që do paguajne Dibranët nuk u fol. Interesat e rrugës qē do paguajnë shqiptarë janë futur në terr informativ.

240 miljon euro për 13 vite, që i bie 18 miljon euro ne vit..

Sikur vetëm nga buxheti i shtetit do të bëhej, dibranëve dhe shqiptarëve do tu binte më lirë.Por buxhetin e taksapaguesve shqiptarë kjo qeveri nuk e ka për investime por për oborrin e kryeministrit.

Asnjëherë kjo qeveri nuk ka vepruar në përputhje me interesat e qytetarëve shqiptarë, aq më pak dibranëve që i ka zhutur thellë e më thellë në varfëri. ndërsa zullumet brenda llojit ne Bashkinë e Dibrës nuk kane mbarim, tashmë del me shashka për të mbuluar diellin me shosh me projekte pa projekte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here