Kontesti i emrit të ri të Maqedonisë/ Ndërmjetësi i OKB takon krerët e shtetit

Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic, pas takimeve me krerët e shtetit u shpreh optimist për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, raportojnë mediat maqedonase në gjuhën shqipe.

Sipas tyre Nimic takoi presidentin Ivanov, kryeministrin Zaev, shefin e diplomacisë Dimitrov dhe kreun e VMRO-së, Mickovski dhe atë të BDI-së Ali Ahmeti, duke përmendur se askush në Greqi nuk flet për çështjen e identitetit.

Kliko per me shume info

“Sa më shumë që flasim publikisht për linjat e kuqe aq më pak ka hapësirë për bisedë dhe zvogëlohet mundësia të gjejmë zgjidhje që do të ishte e pranueshme për qytetarët e të dyja palëve të kufirit. Nga ana jonë ka vullnet dhe shpresojmë se edhe nga ana tjetër do të ketë vullnet të gjejmë një mënyrë”, tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

“Besoj se kemi arritur në atë pikë kur të dyja palët kanë vullnet të punojnë shumë për të arritur një konkluzion. Pasi ngritët çështjen e identitetit, dua të ju them se nuk kam dëgjuar asgjë nga pala greke që cenon identitetin e njerëzve këtu dhe besoj se zgjidhja që është e mundur tërësisht do të jetë në përputhje me ruajtjen dhe madje edhe përmirësimin e çështjes së identitetit. Jam shumë optimist. Ka dallime mes dy vendeve, por nuk dëgjoj refuzime nga Athina rreth identitetit”, ka qenë artikulimi i Nimic.

Presidenti Gjorg Ivanov pas takimit me ndërmjetësuesin Metju Nimic ka theksuar se tejkalimi i dallimeve rreth emrit duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimet e mara ndërkombëtare.

Duke përshëndetur intensitetin e dialogut për emrin, Ivanov ka shtuar se zgjidhja duhet gjetur të jetë tek korniza të Kombeve të Bashkuara dhe referimin në kornizat mbi të cilat vijojnë bisedimet, duke cituar: Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Rezoluta e Këshillit të Sigurisë.

Kjo pasi zgjidhja nuk duhet të rrezikojë identitetin dhe dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë. Ivanov ka shtuar se Maqedonia të vazhdojë të jetë e kyçur në proces me qëllim gjetjen e zgjidhjes së përbashkët me Greqinë rreth kontestit për emrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.