Detaje të reja për tre trafikantët shqiptarë, u kapën me kokainë e mijëra euro

Policia italiane deklaroi dje se një sasi prej 12 kg kokainë si dhe më shumë se 5 kg heroinë është sekuestruar në Como, duke çuar në pranga tre trafikantet shqiptarë.

Mediat vendase raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit Edison Proshka, 27 vjeç, Jurgen Verbofshi, 19 vjeç dhe Agrim Proshka, 36 vjeç.

LEXO EDHE:  Korrupsioni, si u arrestuan dy zyrtarët në Korcë
Kliko per me shume info

Sipas policisë, agjentët e seksionit kundër krimit ndërhynë të mërkurën e kaluar me arrestimin e dy “transportuesve” të supozuar shqiptarë dhe ndalimin e një të treti. Edison Proshka dhe Jurgen Verbofshi, pa precedentë të mëparshëm, kanë përfunduar në pranga pas arritjes me dy makina në Mariano Comense.

Gjate kontrollit ne në një garazh, policia gjeti vetëm një karrocë të madhe blu me 12.5 kg kokainë dhe heroinë si dhe armë dhe municione.

LEXO EDHE:  Grabitësit vranë pronarin e dyqanit në Kamëz, policia reagon ashpër: Shpërblim për kapjen e autorëve

Gjatë kërkimeve, u gjetën edhe 5.5 kg drogë në një qese në bagazhin mjetit Citroen C3 me targa italiane, drejtuar nga 19 vjeçari.

Policët kontrolluan edhe një apartament ku jetonte Agim Proshka, 38 vjeç, i përfshirë më parë në trafik droge. Policia gjeti në banesë edhe 8 400 euro para të gatshme.

Brenda makinës C3, nën vendet e pasme, u zbulua një “kuti” e aftë për të mbajtur deri në 20 kg drogë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here