Arrest me burg për shtatë të arrestuarit e grupit të kokaines në Shkodër

Aktualitet

Arrest me burg ishte masa e sigurisë për shtatë të arrestuarit e grupit kriminal ” Kokaina”. Gjykatësja Izabela Radovani pasi mori në shqyrtim dosjen dhe dëgjoi pretendimet e prokurorit të çështjes Albert Murçaj e cilësoi të ligjshëm arrestin si dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për gjithë të arrestuarit.

Prokurori i çështjes ka paraqitur para gjykatës provat filmike dhe përgjimet e kryera gjatë tre muajve. Avokati mbrojtës i Helidon Markut, menaxherit të lokalit të natës kërkoi arrest shtëpie, por kjo u hodh poshtë nga gjykata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për gjashtë të tjerët avokatët kërkuan lirimin e tyre duke e cilësuar të paligjshëm arrestimin. Por prokurori i akuzon se grupi merrej me shitje të drogërave të forta klienteve brenda në lokal.

Gjatë aksionit atyre iu gjetën më shumë se dy kilogramë kokainë.

ME TE LEXUARAT