KLSH kallëzon në prokurori kryetarin e ERE, ja për cfarë akuzohet

Kliko per me shume info

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftohet se ka kallëzuar në Prokurori, kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë, si përgjegjës për dëmin ekonomik të shkaktuar në shoqërinë publike KESH.

KLSH thekson se janë 67 milionë euro të ardhura të munguara në buxhetin e korporatës, si pasojë e mos llogaritjes së tarifave të shërbimeve ndihmëse dhe zhveshja e KESH nga funksioni i furnizuesit publik me shumicë.

Kliko per me shume info

Ky institucion ka bërë 47 kallëzime në vitin 2017, për shkelje në administratën publike, të cilat përllogariten se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit 825 milionë euro dëme.

Shkeljet në vlera më të mëdha janë bërë në fushën e veprimit të lojërave të fatit. Plot 370 milionë euro është mungesa e parave në buxhetin e shtetit, si pasojë e mos ushtrimit të kompetencave për kundravajtjet administrative dhe gjobat e pavendosura në konfiskimet që ka bërë kjo drejtori.

94% e procedurave të ndjekura gabim janë konstatuar në fushën e të ardhurave dhe 6% në keqmenaxhimin e fondeve.

Vlerën më të madhe të shkeljeve nga fondet që ka pasur në menaxhim e ka Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me 13 milionë euro dëme, ku 2 milionë janë nga rimbursimi i padrejtë i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për koncesionarin e Check Up-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.