Kledi Kadiu rrëfen të shkuarën e errët: Kam vjedhur për mbijetesë

Showbiz

Balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu nw një rrëfim të gjatë për BBC-në, ka treguar detaje për jetën e tij në Shqipëri dhe Itali.

Kadiu ka treguar vështirësitë e tij për të shkuar në shtetin fqinj për një jetë më të mirë, për të realizuar ëndrrat e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por jo çdo gjë ishte ashtu siç ai i kishte menduar, pasi iu desh që të punonte punë të ndryshme dhe të vidhte në supermarkete gjëra të vogla si djathë apo mish, për mbijetesë.

Rrëfimi i plotë:

“Shikoja çdo ditë që nxënësit bënin balet aty. Doja të isha si ata. Kështu që një ditë pyeta babanë nëse mund të shkoja në balet. Isha vetëm 6 vjeç. Ai më çoi në një qendër lokale ku praktikoheshin sporte të ndryshme. Mora mësime vallëzimi dhe teatri e muzike. Nën regjimin komunist ne inkurajoheshim të merreshim me aktivitete të tilla. Ishte e gjitha pa pagesë. Nuk na duhej të paguanim gjë. Qendra ishte e madhe, me dhoma të mëdha të ndriçuara dhe aty mora mësimet e mia të para. Aty mësova se baleti kërkonte shumë punë dhe dedikim. Kur isha 9 vjeç, u përfshiva në aktivitetet e Akademisë së Teatrit të Baletit, shkolla më prestigjioze në vend. Babai im është inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kanë asnjë prejardhje artisti. Por më inkurajuan të vazhdoja karrierën në balet, sepse menduan se ishte më e mira për mua. Ndoshta do t’ju duket e vjetër, por duhet të kuptoni se nën regjimin komunist, me të tilla aktivitete, ishte e garantuar që ju do të kishit një punë pas përfundimit të shkollës. Në shkëmbim të kësaj, ju duhet të punonit fort në ekstrem, të fitoje çdo gjë që ishte e mundur dhe të ngrije reputacionin e vendit në skenat ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT