KLD pezullon tre gjyqtarët e Durrësit, korrupsion me ndeshjen Real Madrid-Barcelona

Aktualitet

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos te pezulloje nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës mes tyre kryetari i kësaj gjykate.

Me vendim te keshillit, janë pezulluar nga detyra tre gjyqtarët: Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj tre gjyqtarëve pasi dyshohet se kanë pranuar favore nga një biznesmen në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor sipas kërkesës së sipërmarrësit.

"Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar" thuhet në njoftimin e sotëm të KLD-së.

Duke qenë se një nga gjyqtarët e pezulluar ushtron edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Këshilli caktoi gjyqtarin Desart Avdulaj, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate.

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se gjyqtarët dhe biznesmeni, Namik Sadik, të kenë udhëtuar jashtë vendit dhe parë ndeshjen e futbollit Real Madrid-Barcelona në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen.

ME TE LEXUARAT