Kim Mehmeti mbështet protestën kundër faljes së detit

Publicisti Kim Mehmeti ka bështetur protestën që organizohet nesër në Tiranë, përpara godinës së Kryeministrisë, që kundërshton faljen e detit nga autoritetet shqiptare për Greqinë.

Protesta është thirrur nga aktivistë të shoqërisë civile, pas deklaratës së bërë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, sipas të cilit nga negociatat e zhvilluara me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, është rënë dakort që ujrat territoriale të Greqisë të zgjerohen me 12 milje, bazuar në kufirin e ri detar.

LEXO EDHE:  Një natë para vdekjes së Mandit, ajo postoi foto me Adelën që vdiq muaj më parë…Më pas…
Kliko per me shume info

“Duke mbrojtur partitë dhe pushtetarët, harruam si mbrohet atdheu! Dhe na mbërtheu verbëria që nuk na lë të shohim rininë e pashpresë që i braktisë tokat e të parëve, duke i lënë ato si kopshte pa rojtarë e pa pronarë!

Me çka “Shqipëritë’ tona po bëhen pronë e pushtetarëve të cilët, duke mos mundur të gjejnë blerës për ne, ‘shesin’ tokat dhe ujërat e shqiptarisë, pa na e treguar ‘çmimin’ e shitjes!

LEXO EDHE:  Pezullohet nga puna mësuesja, pasi rrihte fëmijët me shkop

Dhe kështu, ishim dhe mbetëm popull të cilin, o e dëbojnë nga vendlindja, o ai vetë e braktisë atë!

Popull të cilit, o ia grabisin tokën e detin, o pushtetarët e tij i shesin dhe i dhurojnë ato!”, shkruan publicisti Kim Mehmeti, në rrjetet sociale.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here