Vrau Devi Kasmin, "killeri" grek zbulon detaje të reja: Si u njoha me Aurel Hoxhallarin

Aktualitet

Të tjera detaje dalin nga ekzekutori i Devi Kasmit, greku Eftimiu Eftimiu. Ky i fundit ka deklaruar në gjykatë se nuk e njeh viktimën. Sakaq, ka paranuar se njeh Aurel Hoxhallarin, ku është shprehur se me këtë të fundit është njohur kur ai ishte emigrant në Greqi.

Ndërsa shton se ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe ka qendruar te vila e Hoxhallarit në Mëzezë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kam ardhur disa herë në Shqipëri. Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. Aurelin e njoh që kur kishte ardhur emigrant në Greqi. Kam qëndruar disa herë tek shtëpia e Aurelit në Mezëz”, ka qenë kjo një pjesë e dëshmisë së tij përpara hetuesve.

Shtetasi grek ka caktuar avokat mbrojtës Saimir Vishën.

Ndërkohë ditën e sotme është zbardhur proces-verbali i Prokurorisë lidhur me mjetet që i sekuestruan pas arrestimit Eftimiut.

Sipas këtij dokumenti, vrasësit grek iu gjetën 365 mijë lekë të reja dhe 2 mijë euro.

 

ME TE LEXUARAT