Këto duhet të dini nëse ju kanë ardhur periodat përpara moshës 12 vjeç

Periodat nuk vijnë njehsoj për të gjitha femrat. Mosha ideale është konsideruar të jetë 14 vjeç, por disa kanë fatin ti përjetojnë më herët, e disa të tjera më vonë.

Ka dhe prej atyre ferave të cilat u vijnë periodat përpara moshës 12 vjeç. Mirëpo, një studim i fundit tregon se vajzat të cilat i kanë ardhur periodat përpara moshës 12 vjeçare, kanë risk më të lartë për të pësuar atak në zemër, se sa vajzat e tjera.

Kliko per me shume info

Vajzat të cilat u kanë ardhur periodat herët janë gjithashtu më të rrezikuara që të kenë komplikacione gjatë shtatzënisë, të kalojnë më herët në menopauzë dhe të kryejnë histeroktomi (operacion për heqjen e mitrës) – të gjitha këto të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, thonë shkencëtarët.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, nuk ofron ndonjë shpjegim për këto gjetje. Megjithatë, shkencëtarët e shpjegojnë këtë me faktin që vajzat të cilat kalojnë në fazën e pubertetit që para moshës 13 vjeç janë dy herë më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru me kalimin e viteve duke qenë se humbasin më shumë gjak nga trupi.

Si pasojë, edhe niveli i oksigjenit që shkon në tru është edhe më i vogël, duke shkaktuar vdekje të indeve dhe rritur rrezikun për goditje në tru, paralajmërojnë ekspertët.

Ekspertët gjithashtu sugjerojnë të bëni sa më shpësh kontrolle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.