Këtij çifti ia shkatërruan dasmën, ja për çfarë bëhet fjalë

Kliko per me shume info

Ben Bui dhe Wendi Lam kanë pasur dasmën e tyre në Melburn të Australisë në vitin 2016.

Vendi ku ata e bënë ceremoninë quhej “Maison”.

Kliko per me shume info

Por, ajo që tani kanë bërë të ditur çifti është se si ky vend ua kishte shkatërruar dasmën.

Gjithçka lidhet me ushqimin. Pjatat kishin qenë tejet të vogla dhe ushqimi aspak i gatuar mirë. Kjo krejt ndryshe nga çka kishin provuar çifti para se të mbahej ceremonia.

Ata kanë treguar se i kanë parë disa nga mysafirët duke ngrënë në Mc Donald`s pas dasmës së tyre meqë kishin mbetur të uritur.

Nga 26 mijë dollarë sa kishin paguar për këtë vend, çiftit do t`iu kthehen 13 mijë dollarë.

Ndërsa, bëhet e ditur se “Maison” është mbyllyr më 22 dhjetor të vitit që lamë pas dhe nuk do të hapet më për ta vazhduar biznesin.

Nga e gjithë ajo rrëmujë dukej se krejt çka kishte pasur sukses, ishte tortja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.