Kërkohej nga Italia, kapet super hajduti nga Laçi, përdorte 4 emra të ndryshëm

Policia e Kurbinit ka arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Sipas të dhënave zyrtare, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në shtetin fqinj i shtetasi Denis Prodani (Gentian Lisi, Gentian Gjonaj, Bledi Gjonaj), 40 vjeç, banues në Laç.

Kliko per me shume info

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar me datë 04.07.2005 ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri i datës 15.11.2017, ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here