Kërkesa e PD për Tahirin, reagon Balla: Ne ua thamë qartë!

Politikë

Reagon kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor, për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ne jua thamë qartë dhe në konferencën e kryetarëve, kërkesa e tyre në vendim ka tre komisione hetimore, jo një. Ne jemi të gatshëm tju mbështesim të ngrini edhe tre komisione hetimore nëse doni, por dëshira jonë ishte që këto tre komisione hetimore të kërkuara nga ata në projektvendim, të përmblidhen në një komision hetimorë për të kursyer edhe shpenzimete Kuvendit për të mos pasur tre komisione hetimore, por për të pasur një komision hetimor, arsyet e ngritjes të cilit sigurisht dihen, në mungesë të një kauze politike për momentin nga ana e PD dhe opozitës në tërësi mundohet që të instrumentalizohet një çështje, e cila dëgjova z. Spaho që deklaroi se hetimi ndaj ish-ministrit Tahiri paska përfunduar. Se nga e di z. Spaho që ka mbaruar ky hetim nga Prokuroria! Kjo është një çështje që ne nuk mund të ndërhyjmë”, tha Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I PLOTË I BALLËS: PYETJE- PËRGJIGJE:

Besoj se jeni dëshmitarë për katër vitet e kaluara, ndërkohë që të gjithë e dinë kur kta ishin shumicë një komision hetimor kërkoi opozita dhe nuk u mundësua kurrë. Kërkesa e PD, dhe ata vetë e pranojnë se dikush ka shklruar kërkesën dhe dikush tjetër projektvendimin. Lidhur me kërkesën, i kam thënë jemi plotësisht dakord me kërkesën tuaj për të ngritur komision hetimorë, sepse jurispudenca e Gjykatës Kushtetuese e ka përcaktuar qartë të drejtën e më shumë se ¼ e deputetëve për të ngritur një Komision Hetimorë dhe ëktu mbaron i gjithë diskutimi. Ai që ka shkruar projektvendimin në emër të opozitës ose nuk ka lexuar kërkesën e vetë opozitës, ose nuk i di arsyet, por do ju ftoja të merni kërkesën dhe projektvendimin, do jua sjpërndaj unë dhe do të shikoni që kërkesa nuk ka të bëjë fare me projektvendimin. Në çështjet e shtjelluara në projektvednim terjkalojnë kërkesën dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, por dhe Kushtetuta në mënyrë të veçantë ka përcaktuar se çfarë të drejtash ka dhe shumica për të kërkuar që vendimi të jetë në zbatim të Kushtetutës dhe zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ne jua thamë qartë dhe në konferencën e kryetarëve, kërkesa e tyre në vendim ka tre komisione hetimore, jo një. Ne jemi të gatshëm tju mbështesim të ngrini edhe tre komisione hetimore nëse doni, por dëshira jonë ishte që këto tre komisione hetimore të kërkuara nga ata në projektvendim, të përmblidhen në një komision hetimorë për të kursyer edhe shpenzimete Kuvendit për të mos pasur tre komisione hetimore, por për të pasur një komision hetimor, arsyet e ngritjes të cilit sigurisht dihen, në mungesë të një kauze politike për momentin nga ana e PD dhe opozitës në tërësi mundohet që të instrumentalizohet një çështje, e cila dëgjova z. Spaho që deklaroi se hetimi ndaj ish-ministrit Tahiri paska përfunduar. Se nga e di z. Spaho që ka mbaruar ky hetim nga Prokuroria! Kjo është një çështje që ne nuk mund të ndërhyjmë.

Ajo që i kemi thënë shumë qartë është që berenda dy javësh vendimi për ngritjen e komisionit hetimor ta sjellim në binarët kushtetues, sipas parimeve të përcaktuara nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ti informuar deputetët e PD present i lexova dhe rregullimet që i ka bërë Gjykata Kushtetuese në ndihmë të jurispudencës së pqërgjithshme sa i përket komisioneve hetrimore parlamentare.

Çfarë kërkohet në kërkesë dhe çfarë përcakton projektvendimi?

Doja t’i qartësoja paqartësinë e PD-së në këtë çështje, gjithçka që duan të hetojnë mund ta përfshijnë në planin e hetimit të komisionit. Por, projektvendimi është një detyrim për të qendruar fjalë për fjalë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në planin e hetimit të komisionit le të fusin çfarë të duan dhe çfarë të mendojnë ata. Por Kuvendi, i cili shprehet me votë dhe çdo deputet i përgjegjshëm do të votojë diçka që ka të bëjë me respektimin e Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një këshillë e imja për ta tejkaluar këtë moment dhe për të filluar punën edhe ky komision hetimor i radhës nga ana e tyre, i cili për mua qoftë komisionet hetimore, qoftë interpelancat apo mocionet për debat, janë instrumenta në dorë të opozitës për tu përdorur. Në fund të fundit ajo që konstatoj me shumë pozitivitet është se Kuvendi ka hyrë tashmë në rrugën e normalitetit, po të kemi parasysh se edhe në seancën pasardhëse, atë të së enjtes kemi dy interpelanca shumë të rëndësishme.

Kontestimi i një vendimi të Kuvendit, nuk kontestohet me komision hetimor, por me kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. Një vendimarrje e Kuvendit në një republikë parlamentare si e jona nuk mund tia japi përsëri Kuvendit të drejtën për të kontestuar apo hetuar një vendim që e ka marë Kuvendi me shumicë votash. Teknikisht dëshira jonë ishte t’i ndihmonin dhe iluminonim pozitivisht deputetët e PD, për ta sjellë vendimin në binarët e Kushtetutës.

Ka tre kërkesa, kishte një kërkesë, ndër pikat e tyre PD, nuk e di nga e ka gjetur burimin e informacionit, që Prokuroria e vendit tonë nuk paska buxhet të mjaftueshëm për të kryer hetime. Ç’punë ka PD-ja të dijë që Prokuroria në vendin tonë nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të bërë hetime. Ja thashë shumë qartë, kur të vijë buxheti, ju lutem bëni një amendament në buxhet, t’i shtojmë fondin Prokurorisë për më shumë hetime, por ne nuk na ka ardhur një kërkesë nga ana e Prokurorisë që nuk kemi fonde apo bazë material apo njerëz të mjaftueshëm… Shkruesi i kërksesë me shkruesin e projektvendimit janë dy persona që nuk janë takuar me njëri tjetrin.

Do ta sygjeroni kryeministrin Rama t’i përgjigjet pozitivisht mundësive të mundshme të këttij komisioni për të dhënë deklarime nëse e ftojnë si të tillë?

Është mëse e qartë që edhe në komisionet e tjera hetimore disponibiliteti ynë për të kontribuar në respektimin e të drejtës për komisione hetimore dhe për respektimin e kërkesës, e cila siç e dini është një kërkesë e cila bazohet tërësisht në ligj, por dhe në kodin e procedurës ./news24

ME TE LEXUARAT