Kërcënoi me armë shokët e punës, arrestohet 21-vjeçari në Kurbin

Aktualitet

Policia e Lezhës ka arrestuar 21-vjeçarin Mikel Gjonaj, i cili ka kanosur shokët e tij të punës duke qëlluar me armë në ajër.

21-vjeçari nga fshati Drojë i Kurbinit ka kanosur me armë punonjësit e një guroreje, por policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar Gjonajn dhe ka sekuestruar armën dhe 10 gram kanabis.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Policia parandalon një krim të rëndë, arreston autorin e dyshuar dhe kap armën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Mikel Gjonaj, 21 vjeç, banues në Fashti Drojë, Kurbin.

Arrestimi në flagrancë i tij u krye pasi ka qëlluar me armë në ajer dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjes të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.

Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë.

Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.

Materialet në ngarktim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja", “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

ME TE LEXUARAT