Prokuroria e Katanias dërgon nër gjyq dosjen “Habilaj”, nën akuzë 13 anëtarë

Prokuroria e Katanias ne Itali në kuadër të çështjes së organizimit të trafikut të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Siçilisë në vitet 2013-2017, ka mbyllur hetimet për kreun e grupit organizator të këtij trafiku, shtetasin shqiptar me origjinë nga Babica e Vlorës, Moisi Habilaj (kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri) si dhe për ndihmësit e tij në këtë organizatë kriminale, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo italiane.

Prokuroria i njofton të pandehurit për përfundimin e hetimit ndaj tyre, ndersa nga hetimet ka dale se veç Habilajt, i cili ndodhet i burgosur në Katania, kanë përfunduar hetimet gjithashtu edhe për bashkëkryetarin italian të organizatës Antonino Riela.

Kliko per me shume info

Anëtarët e tjerë të grupit për të cilët ka përfunduar hetimi janë:

1. Angelo Busacca

2. Fatmir Minaj

3. Gianluca Passavanti

4. Vincenzo Spampinato

5. Meridian Sulaj

6. Fabio Spampinato

7. Carmelo Sandro Bertolini

8. Enrico Maria Giaquinta

9. William Patane’

10. Massimilano Maria Brunda

11. Rosario Giuliano

12. Antonio Greco

13. Giuseppe Greco

Prokuroria e Katanias bën të ditur ndër të tjera, se të pandehurit Nezar Seiti, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Florian Habilaj, po hetohen veçmas.

Seiti u ekstradua vetëm pak ditë më parë nga Shqipëria dhert Italisë për këtë qëllim. Ai akuzohet se ka asistuar organizatën në veprimtarinë e saj të paligjshme.

Mbi organizatën kriminale në fjalë, sipas Prokurorisë së Katanias, ekzistojnë edhe rrethanat rëndëuse që në të bënin pjesë mbi 10 anëtarë dhe se ky grup ishte i armatosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.