E fejuan “me zor”, Kastro Zizo: Këtë vit do të martohem vërtetë

Viti 2017-të do të mbyllej me një lajm të rremë fejese për Kastro Zizon. Në një intervistë për programin “Lart e Poshtë” kantautori ka treguar se mesazhin ua nisi me shaka disa miqve të tij, por më pas situata i doli jashtë kontrollit.

“Unë e quaj absurde që ju vjen një mesazh në Whatsapp dhe e besoni. Unë nuk jam tip që fejohem, unë o të martoj o pikë. Ndaj ishin të gjithë elementët që njerëzit nuk duhet ta merrnin seriozisht atë mesazh. Unë e nisa mesazhin një natë më përpara dhe të nesërmen më doli gjumi shumë vonë. Aty pashë që kishin vërshuar lajmet në portale. Megjithatë i përshëndes të gjitha Elmat kudo që ndodhen”, ka thënë duke qeshur Kastro.

Kliko per me shume info

I pyetur nga gazetarja Suada Daci nëse do të kemi një martesë të tretë gjatë këtij viti, Kastro tha se:
“Më është vënë keq babi duke më thënë që duhet të martohem meqë i kam gjërat në terezi, pasi kam dhe dy fëmijë. Kam një parandjenjë shumë të mirë për 2018-tën. Do të keni ftesë të vërtetë këtë herë shoqëruar edhe me një 50 mijë leksh këtë herë, që të hiqni shpenzimet e naftës e të hani dhe një supë”, është shprehur Kastro.

Duke folur për projektet muzikore ai ka treguar se ka disa të tillë, por i pari në radhë për këtë vit do të jetë bashkëpunimi i tij i dytë më Rea Nuhun.

Kënga e re që Kastro dhe Rea do të prezantojnë ka një mesazh shumë të fortë, kushtuar sëmundjes së rëndë të kancerit, nga e cila humbi jetën edhe nëna e kantautorit simpatik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here