Kastro Zizo anuloi fejesën, zbulon të vërtetën dhe jep lajmin e madh

Kastro Zizo është dalluar për shkak të karakterit të tij të veçantë dhe origjinalitetit që e karakterizon gjithmonë.

Ai është i hapur dhe çdo detaj të jetës së tij nuk ka problem ta bëjë publik.

Kliko per me shume info

Kastro ka qenë i martuar zyrtarisht një herë, ka dy fëmijë, Nia dhe Dankan.

Në mediat rozë para disa javësh qarkulloi me shpejtësi lajmi se Kastro Zizo do të fejohej me një ceremoni familjare. Pas kësaj zhurme të madhe erdhi menjëherë reagimi i Kastros, i cili me anë të një postimi në “Facebook”, lajmëroi se “WhatsApp”-i i tij ka qenë i hakuar ndaj lajmi nuk është i vërtetë.

Në një intervistë për programin “Lart e poshtë” Kastro ka treguar se mesazhin ua nisi me shaka disa miqve të tij, por më pas situata i doli jashtë kontrollit.

“Unë e quaj absurde që ju vjen një mesazh në ‘WhatsApp’ dhe e besoni. Unë nuk jam tip që fejohem, unë o të martoj o pikë. Ndaj ishin të gjithë elementët që njerëzit nuk duhet ta merrnin seriozisht atë mesazh. Unë e nisa mesazhin një natë më përpara dhe të nesërmen më doli gjumi shumë vonë. Aty pashë që kishin vërshuar lajmet në portale. Megjithatë i përshëndes të gjitha Elmat kudo që ndodhen”, ka thënë duke qeshur Kastro.

I pyetur nga gazetarja se a ka në plan për një martesë të tretë, ai na befasoi me përgjigjen.

“Më është vënë keq babi duke më thënë që duhet të martohem meqë i kam gjërat në terezi, pasi kam dhe dy fëmijë. Kam një parandjenjë shumë të mirë për 2018-n. Do të keni ftesë të vërtetë këtë herë shoqëruar edhe me një 50 mijë lekësh këtë herë, që të hiqni shpenzimet e naftës e të hani dhe një supë”, është shprehur Kastro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.