Kasaforta plot me para e vjedhur sot në Tiranë-Durrës i përket ish-deputetit

Kliko per me shume info

Një kompani private ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit nga persona të paidentifikuar.

Policia njofton se bëhet fjalë për kompaninë e materialeve të ndërtimit “DELTA Group” me shef ekzekutiv biznesmenin Luan Muça dhe aksioner ish-deputetin e PDIU, Bujar Muça.

Kliko per me shume info

Ky i fundit, la mandatin e deputetit pak muaj me pare me deshiren e tij dhe mesohet se është përfaqësues i kompanive Delta SH.A”, “Dast SH.A” dhe “STNPM SHPK”.

Njoftoht se persona të paidentifikuar kanë arritur të hyjnë në ambientet e zyrave qëndrore të kompanisë “DELTA” në autostradën Tiranë-Durrës, nga ku kanë marrë kasafortën me një sasi të konsiderueshme parash.

Për shkak të peshës së rëndë, transportimin e kasafortës, hajdutët e kanë realizuar me nje mjet pirun. Dyshohet që sasia e parave të vjedhura i përket xhiros së kompanisë gjatë javës se fundit dhe ka te dhena se shuma e vjedhur është tepër e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.