“Kapriçot” e motit, ja parashikimi për sot dhe nesër

Dita e enjte do të përshkohet nga një mot i vranët dhe me reshje shiu.

Gjatë ditës do të ketë reshje shiu të cilat do të jenë edhe në formën e rrebesheve te shoqëruara me shkarkesa elektrike në veriperëndim. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten.

Kliko per me shume info

Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 10-30 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 ballë me lartësi vale 2,5 deri ne 4,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Zonat malore 2/9 °C
Zonat e ulëta 8/15 °C
Zonat bregdetare 10/16 °C

E Premte 9 Shkurt 2018

Të premten në vendin tonë do të mbizotërojë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Në zonat lindore do të jetë e pranishme mjegulla. Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 ballë me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur.

Zonat malore -2/10 °C
Zonat e ulëta 8/15 °C
Zonat bregdetare 9/16 °C

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.