Kapet sasi e madhe droge në Greqi, në pranga 25 persona, mes tyre 4 shqiptarë

Aktualitet

Në sajë të një operacioni të gjerë anti-drogë të zhvilluar nga policia greke, kanë përfunduar në pranga 25 persona. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për 21 shtetas grekë dhe 4 shtetas shqiptarë.

Mësohet se shtetasit grekë janë të moshave nga 22 deri në 67 vjeç ndërsa shqiptarët 22-32 vjeç. Ata akuzohen për trafik droge në Thesalia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 8 kg marijuanë, 619 gram kokainë, disa armë e 14 makina.

ME TE LEXUARAT