Kapet me armë 26-vjeçari, udhëtonte me makinë të blinduar

Një 26-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës tek Ura e Viroit, të cilit iu gjet një armë pa leje.

Eros Spahiu po udhëtonte si pasagjer në një automjet të blinduar me targa AA 124 NZ dhe gjatë kontrollit iu gjet në brez një pistoletë tip Glock me 14 fishekë.

Kliko per me shume info

26-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe iu sekuestrua arma. Policia bllokoi gjithashtu edhe automjetin e blinduar për mungesë të dokumentacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here