Kapet hajduti i Kishës së “Shna Ndoit”, vidhte paratë e hedhura nga besimtarët

Aktualitet

Pas disa vjedhjeve në seri policia më në fund ka arritur të vërë pas hekurave autorin e dyshuar të vjedhjes së Kishës së “Shna Ndoit”, në Laç.

Po kështu, ai akuzohet edhe si autor për dy vjedhje të tjera në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimit e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Arif Mançe, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në rrugën “Qemal Stafa”, është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”, ku ka marrë dy trapanë, një gur fresibël dhe një kompjuter.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

– Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018, në rrugën “Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna-Ndoit, në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.

– Më datë 15.02.2018 dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugën “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe një Kompjuter.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT