Igumenicë, kapen 10.5 kg drogë, mes të arrestuarve dhe 3 shqiptarë

Aktualitet

Tre shqiptarë janë arrestuar dhe 1.5 kg heroinë është sekuestruar gjatë një operacioni të policisë greke në Igumenicë.

Mediat greke shkruajnë se policia e Prevezës është vënë në ndjekje të një makine, në të cilën ka zbuluar lëndën narkotike, duke arrestuar shqiptarët e moshave 53, 45 dhe 39 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, në kuadër të një operacioni anti-drogë policia ka ndaluar dhe dy gra, 72 dhe 65 vjeçe, të cilat janë kapur me 9 kg heroinë.

Lënda narkotike ishte fshehur në makinën e dy të moshuarave.

Kanë qenë qentë anti-drogë që kanë zbuluar heroinën, të fshehur nën sedijen e përparme, e cila do të nisej për në Itali me tragetin e Ankonës.

 

ME TE LEXUARAT