VIDEO/ U kap në Kakavijë, shikoni ku e kishte futur heroinën 37-vjeçari nga Fieri

Aktualitet

Policia ka goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në Kakavijë.

Blutë e Policisë bëjnë me dije se shtetasi Elton Ferko është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobusin e linjës Tiranë – Athinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobusi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasit të mësipërm iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas veprimeve të para hetimore, Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

Elton Ferko, 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.

 

ME TE LEXUARAT