Jul Deda: Artistët po protestojnë dhe reagojnë, shenjë e mirë për të ardhmen

Aktori i njohur Julian Deda përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se artistët po flasin, po protestojnë, po reagojne dhe kjo është një shenje e mirë për të ardhmen. Artistët kundërshtojnë ligjin e ri për artin dhe mbylljen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar, ndërsa Deda shkruan se e gjithë kjo situatë vjen si rezultat i arrogancës shtetërore, që për fat të keq drejtohet nga një artist që përbuzë artistët.

Postimi i Jul Dedës

Kliko per me shume info

Sot artistët, kryesisht ata të artit skenik u mblodhën për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të rakorduar veprimet e metejshme për të kundërshtuar ligjin e ri për artin dhe për të mos lejuar mbylljen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar, deri në momentin që të bëhet transparent projekti i ri.

Njëzëri shpalosën kërkesat e tyre dhe nëse nuk do ketë reagim nga institucionet përkatese, atëherë do shkohet drejt një bojkoti të gjithë aktivitetit artistik në Teatrin Kombëtar dhe jo vetëm.

Mirëpo jehonën e këtij aktiviteti e mbyti palo Parlamenti, i cili uzurpoi të gjitha mediat. Turp më të madh nuk ka. Ju siguroj se salla e mbushur me artistë është 1000 herë më e bukur se salla e Parlamentit.

E gjithë kjo situatë vjen si rezultat i arrogancës shtetërore, që për fat të keq drejtohet nga një artist që përbuzë artistët. Megjithatë ky është vetëm hapi i parë, që artistët më në fund e hodhën të gjithë bashke dhe jo të ndarë. Artistët po flasin, po protestojnë, po reagojne dhe kjo është një shenje e mirë për të ardhmen.

Mos na lini vetëm në këtë përpjekje për t’u ndjerë artistë normal në një vend anormal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.